Haxhiu pas aktgjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Kosova është me ju

Haxhiu pas aktgjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Kosova është me ju

U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas aktgjykimit dhe dënimeve të shqiptuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke e cilësuar vendimin si një goditje të rëndë për familjet e tyre dhe një moment të rëndë për Kosovën dhe shqiptarët. Haxhiu ka shprehur solidaritet me familjet e të dënuarve, duke theksuar se ato prej vitesh përballen me mungesën, pritjen dhe pasigurinë. “Mendimet e mia janë, para së gjithash, me familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Prej vitesh ato mbajnë barrën e mungesës, pritjes dhe pasigurisë. Dënimet e sotme e bëjnë këtë barrë edhe më të rëndë”, ka shkruar Haxhiu. Ajo u ka përcjellë familjeve mesazhin se Kosova qëndron pranë tyre, duke nënvizuar se procesi...