Haxhiu në “Race for the Cure”: “Rëndësi ka që asnjë grua të mos mbërrijë vonë”

Haxhiu në “Race for the Cure”: “Rëndësi ka që asnjë grua të mos mbërrijë vonë”

27 September, 2026 - 14:29 Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, iu bashkua sot aktivitetit “Race for the Cure Kosova”, që u mbajt në Prishtinë në kuadër të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Aktiviteti kryesor u zhvillua sot, më 27 shtator, në Prishtinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haxhiu tha se mesazhi i kësaj gare duhet të arrijë edhe te gratë që e kanë shtyrë kontrollin shëndetësor, që kanë frikë nga përgjigjja apo që përballen me vështirësi në marrjen e kujdesit shëndetësor. Ajo u bëri thirrje grave që kontrollet t’i kryejnë me kohë dhe që këtë mesazh t’ua përcjellin edhe vajzave, nënave, motrave, shoqeve dhe kolegeve. “Kur flasim për kancerin e gjirit, koha merr një peshë tjetër”, shkroi Haxhiu, duke theksuar...