Haxhiu: Kujdesi për gratë me kancer të gjirit duhet të vazhdojë edhe pas “Tetorit Rozë”

Haxhiu: Kujdesi për gratë me kancer të gjirit duhet të vazhdojë edhe pas “Tetorit Rozë”

Nën patronatin e ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot është hapur fushata “Tetori Rozë”, me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Në aktivitet morën pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Në fjalën e saj, Haxhiu e cilësoi kancerin si një prej sfidave të mëdha të shëndetësisë dhe një sprovë të rëndë për pacientet dhe familjet e tyre. Ajo tha se diagnostikimi i një familjari me këtë sëmundje prek të gjithë rrethin familjar, duke ndryshuar përditshmërinë dhe planet e tyre. Duke iu referuar situatës në Kosovë, Haxhiu tha se gjatë vitit të kaluar janë raportuar 601 raste të reja të kancerit të gjirit. Ajo përmendi edhe disa nga masat e ndërmarra në vitet e...