Havzi Nela: Eni të vajtojmë Shqipërinë

Havzi Nela: Eni të vajtojmë Shqipërinë

Eni ju o motra, eni ju o graEni ju o vasha, që dini me qaEni ju reçjanka, vajtimtare n’zaEni t’marrim vajin, sot hije na kaEni gjithë s’bashku, le ta shpallim zinëMe gjamë e me kuje ta vajtojmë ShqipninëLe ta qajmë me lot, ta qajmë pa pushuMe afshin e zemrës, të rrëzojmë gur e druLe ta qajmë këtë nanë, le ta qajmë këtë bijëLe ta qajmë kët nuse pa foshnje në gjiLe t’ia heqim vellon, stolisjet e kotaLe t’ia zbulojmë shtatin, ta shohë e gjithë botaNda e përçundue, larg prej shoqesh tjeraShikoni si dergjet, si lëngon e mjeraMundohet qyqarja, rron me shpirt ndër dhambëBanditët e vendit e kan vu nën kambëE mposhten, e shtruen, me hekur e zjarrNeronët e kohës ia banë jetën varrE veshën me...