“Hata më vete”/ Rama: Historia e botës s’e ka parë që gjykatësi t’i marrë vetë paratë nga Thesari
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke kritikuar deklaratat lidhur me kërkesën për rritjen e pagave. Përmes një postimi në platformën “X”, Rama ka ndarë deklaratën e gjyqtarit Engert Pëllumbi, i cili gjatë një interviste televizive u shpreh se për rritjen e pagave “janë aq para sa GJKKO i konfiskon çdo vit krimit të organizuar”. Rama e ka kundërshtuar këtë qëndrim, duke argumentuar se një gjyqtar nuk mund të shprehet në këtë mënyrë për paratë e konfiskuara nga krimi i organizuar. Postimi i plotë i Ramës: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë...
Burimi:
zeri.ai