Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burgim

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burgim

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e njohur ndryshe si Gjykata Speciale. “Hashim Thaçi, në emër të popullit të Kosovës, ju shpall fajtor për arrestimin dhe ndalimin e paligjshëm, si dhe trajtimin mizor të 385 personave, torturën si krim lufte ndaj 303 personave dhe vrasjen e paligjshme. Ju shpall të pafajshëm për një numër incidentesh që nuk u provuan. Ju shpall të pafajshëm për krime kundër njerëzimit”, tha Gjykata. Trupi gjykues ka shpallur sot aktgjykimin ndaj Thaçit dhe bashkëakuzuarve të tij, pas një procesi gjyqësor disa vjeçar. Në këtë proces, Thaçi përballej me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë: përndjekje, burgosje, veprime ç’njerëzore, torturë, vrasje...