Harta vendore ndër vite! Nga rrethet, te bashkitë e zgjeruara, ja historiku i ndarjes administrative në Shqipëri
Ndarja administrative e Shqipërisë ka kaluar në disa faza, nga rrethet e sistemit të centralizuar, te bashkitë dhe komunat e viteve ’90, e më pas te bashkimi i tyre në territore më të mëdha. Ndryshimet kanë prekur jo vetëm kufijtë në hartë, por edhe mënyrën se si organizohet pushteti vendor dhe ofrohen shërbimet për qytetarët. Gjatë periudhës socialiste, organizimi administrativ mbështetej te rrethet dhe këshillat popullorë. Pushteti vendor ishte pjesë e një sistemi të centralizuar, ku vendimet për financat, investimet dhe zhvillimin e territorit kontrolloheshin nga partia-shtet. Njësitë lokale nuk kishin autonominë që lidhet sot me konceptin e vetëqeverisjes. Me ndryshimin e sistemit politik, në fillim të viteve ’90, nisi edhe riorganizimi i pushtetit vendor. Në vitin 1992, Shqipëria kishte 36 rrethe, ndërsa bashkitë administronin...
Burimi:
javanews.al