Harry Kane thyen mallkimin 45-vjeçar, kush ishte futbollisti i fundit i Bayernit që fitoi një “Top të Artë”!

Harry Kane thyen mallkimin 45-vjeçar, kush ishte futbollisti i fundit i Bayernit që fitoi një “Top të Artë”!

Pas 45 vitesh pritjeje, Bayern Munich rikthehet në majën e futbollit botëror edhe në aspektin individual. Harry Kane është fituesi i Topit të Artë për vitin 2026, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë pa një futbollist të klubit bavarez që të fitonte çmimin më prestigjioz individual në futboll. Hera e fundit që një lojtar i Bayern Munich kishte fituar Topin e Artë ishte në vitin 1981, kur çmimi shkoi për Karl-Heinz Rummenigge. Sulmuesi gjerman e kishte fituar këtë trofe edhe një vit më parë, në vitin 1980, duke u bërë një prej emrave më të rëndësishëm në historinë e klubit. Përpara Rummenigge, këtë sukses e kishin arritur edhe dy legjenda të tjera të Bayern Munich. Gerd Müller ishte futbollisti i parë i klubit...