Haris Vongli: Dashuroni! Dashuroni qoftë edhe në mënyrë kaotike…
Nga Haris Vongli Ne jemi gjithmonë në një situatë zgjedhjeje. Gjithmonë! Ne zgjedhim të jemi; ne zgjedhim të mendojmë çfarëdo që të ndodhë. Ne zgjedhim si të duam dhe zgjedhim, brenda një sekonde, të qëndrojmë ose të largohemi. Ne zgjedhim të mos përsërisim të kaluarën tonë, dhe më e rëndësishmja, të mos përsërisim frikën dhe gabimet tona. Njerëzit ndryshojnë. Kështu ndryshojnë edhe rrethanat që na bëjnë të dëshirojmë të zgjedhim: një person mbi një tjetër, një destinacion, një punë, një film, një libër, një zë, një bluzë, një buzëkuq… A keni menduar ndonjëherë pse njerëzit ndryshojnë parfumet? Sepse erërat sjellin kujtime dhe kujtimet rikthejnë gëzimin që kishit dikur, dhimbjen që nuk dëshironi të ripërjetoni. Erërat rikthejnë mbi ju atë personin që keni lënë pas…Një herë...
Burimi:
kultplus.com