“Hapni rrugën për ambulancat!”/ Apeli i Agjencisë për Media dhe Informim: Mos rrezikoni jetën e qytetarëve

“Hapni rrugën për ambulancat!”/ Apeli i Agjencisë për Media dhe Informim: Mos rrezikoni jetën e qytetarëve

foto TIRANË- Agjencia për Media dhe Informim ka reaguar për situatën e krijuar gjatë protestës, duke u bërë thirrje protestuesve të mos pengojnë lëvizjen e ambulancave dhe të lejojnë ekipet e Urgjencës Mjekësore të kryejnë detyrën. Përmes një mesazhi publik, Agjencia thekson se mjetet e urgjencës duhet të kenë mundësi të qarkullojnë lirshëm, pasi në to mund të ndodhen qytetarë që kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme mjekësore. “Pengimi i saj nuk është protestë! Është një veprim që rrezikon jetën e njerëzve që presin ndihmë urgjente”, thuhet në apelin e Agjencisë. Në këtë kuadër, qytetarëve dhe protestuesve u kërkohet të respektojnë personelin shëndetësor dhe të krijojnë hapësirën e nevojshme për kalimin e autoambulancave, edhe në kushtet e tensionit të krijuar gjatë protestës. “Respektoni bluzat e bardha!...