“Hapi gjithë grupkapitujt brenda vitit”- Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra e saj është që të ruajë ritmin e reformave!

“Hapi gjithë grupkapitujt brenda vitit”- Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra e saj është që të ruajë ritmin e reformave!

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, prezantoi gjetjet e raportit vjetor të Komisionit Evropian për Zgjerimin, duke theksuar rëndësinë strategjike të këtij procesi për sigurinë e Evropës. Kallas e renditi Shqipërinë mes katër vendeve më të avancuara drejt anëtarësimit në BE, së bashku me Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën. Ajo vlerësoi hapjen e të gjithë grup-kapitujve të negociatave nga Shqipëria në pak më shumë se një vit, por theksoi se vendi duhet të ruajë ritmin dhe të përshpejtojë reformat. Fjalimi i plotë i Kaja Kallas: “Sot, Komisioni Evropian miratoi raportin vjetor për Zgjerimin, një dokument që vlerëson ecurinë e 10 vendeve në procesin e anëtarësimit. Që nga publikimi i raportit të vitit të kaluar, perspektiva...