“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!
Hapat e para të dialogut me protestuesit janë hedhur. Ministri Blendi Gonxhja thotë se është takuar me të rinj, ku mes tyre ka pasur edhe nga ata që kanë marrë pjesë në protestë, të cilët janë shprehur pa asnjë kufizim e kompleks për shqetësimet e tyre. Nga takimet janë mbajtur shënime dhe kjo do të vijojë me një plan konkret veprimi, thotë ministri në “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv. Gonxhja shton se ky takim është paraprirë nga të tjerë me përfaqësues të OJF-ve. “Aty kishte djem dhe vajza që kanë qenë vazhdimisht në protestë. Ata nuk përfaqësonin një grupim të caktuar, por veten e tyre. Ata folën hapur, patëm një dialog shumë konstruktiv. Me shumë përulësi e kujdes, jam munduar që të ishim...
Burimi:
javanews.al