Hanah Arendt: Mendo, duaj, gjyko!
Hanah Arendt thoshte se filozofia politike moderne punon “duke rrezikuar shumë” dhe “pa parmakë”, larg sigurive metafizike. “Të mendosh pa parmak”, pra, siç thoshte ajo. Në të vërtetë është fjala për një epokë ku nuk kishte më qartësi natyrore tek të cilat mund të kapeshe. Ishte gjysma e parë e shek XX, ngjarjet e tmerrshme në botë, ato që e bë Arendt të mendonte nëse ka më vlerë shoqëria, çfarë ishte morali, shkenca nacionaliste, instrumentalizmi i turmës etj. Analiza e saj “totalitarizmit’’ të fashizmit dhe stalinizmit mbetet e vlefshme sot, ndërsa teoria e saj e “banalitetit të së Keqes” për të karakterizuar makinën e shfarosjes së nazistëve, të hedh në shumë përpjekje të tjera për shpjegim. Arendt zbatonte teknikën fenomenologjike dhe ekzistencialiste, në mënyrë...
Burimi:
kultplus.com