Hamilton mbështet Vasseur: Gjithçka që shkruhet po shkatërron punën te Ferrari, do të arrijmë aty ku duam
Fred Vasseur është disi i irrituar me shtypin, veçanërisht me mediat italiane, duke gjykuar nga intervista e tij me Canal+ në Sepang dhe në këtë pikë, ai gjen një aleat te Lewis Hamilton. Britaniku duket se është rreshtuar plotësisht me qëndrimin e shefit të skuadrës Ferrari gjatë fundjavës së fundit të garës në Malajzi Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 shpjegoi se sa destabilizuese janë spekulimet e mediave për atmosferën në Maranello: “Sa më përket mua unë nuk i lexoj të gjitha ato gjëra, kështu që ato nuk kanë asnjë ndikim tek unë. Por natyrisht, kur hyn në një dhomë dhe i sheh titujt është e qartë se si ndikojnë te anëtarët e veçantë të ekipit”. “Çdo fundjavë, ata përpiqen të vijnë në...
Burimi:
telesport.al