Haga tronditi Kosovën, REAGIME-Haradinaj: E papranueshme, Osmani: UÇK-ja pjesa më krenare e historisë së popullit tonë

Haga tronditi Kosovën, REAGIME-Haradinaj: E papranueshme, Osmani: UÇK-ja pjesa më krenare e historisë së popullit tonë

foto ilustrim: ish kreret e uck-haradinaj dhe osmani KOSOVË- Kosova është tronditur sot nga vendimi i Hagës, duke dënuar me 82 vite burg në total katër ish-krerët e UÇK-së. Ndër të parët që kanë reaguar ëshë ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e konsideruar një vendim të padrejtë e të papranueshëm. Përmes një video në rrjete sociale, Haradinaj shprehet se beteja për drejtësi duhet të fitohet në shkallën e dytë. “Vendimi i sotëm me dënim është i papranueshëm, i padrejtë. UÇK-ja bëri luftë të drejtë çlirimtare. Beteja për drejtësi duhet të vazhdojë, duhet të fitohet në shkallën e dytë. Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës vendim dënues për UÇK-së. Shqiptarë kudo që jeni, për Kosovën dhanë jetën njerëzit më të çmuar...