Haga dënoi ish-krerët e UÇK! Tritan Shehu: Të fusim sot në rend dite Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë!

Haga dënoi ish-krerët e UÇK! Tritan Shehu: Të fusim sot në rend dite Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë!

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu kërkoi që kërkoi që rezoluta për dënimin e gjenocidin serb, i depozituar nga PD-ja, të futet sot në rend dite dhe të miratohet sa më parë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Shehu u shpreh se vendimi i djeshëm nga gjykata e Hagës që dënoi ish-krerët e UÇK-së ishte një padrejtësi. “Kush e bëri gjenocidin? Hordhitë e Millosheviçit. Dje pamë një çmim të paguar për heshtjen tonë. Dje kemi depozituar atë rezolutë në Kuvendin shqiptar, duke kërkuar miratimin e saj. Kërkoj që ta fusim sot në rend dite dhe ta miratojmë këtë rezolutë. Rezoluta është tjetër gjë, se ka të bëjë me gjenocidin serb, ndërsa deklarata e përbashkët e komisionit të jashtë është tjetër gjë.”, tha Shehu.