Guvernatori pa imunitet të ri, nisma e socialistëve lë jashtë mbrojtjen nga arrestimi të drejtuesve të Bankës! Diskutime te Ekonomia
Dy muaj pasi Ministria e Financave hodhi për konsultim një ligj të ri për Bankën e Shqipërisë që parashikonte imunitet për Guvernatorin dhe Zëvendësguvernatorët, me qëllim mbrojtjen nga arrestimet dhe kontrollet ndaj tyre, një nismë e re e deputetëve socialistë e depozituar në Kuvend nuk e përmban më këtë dispozitë. Nisma e re, e paraqitur nga deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe e depozituar në Kuvend më 25 shtator 2026, ku firmëtare figuron Milva Ekonomi, deputete e PS-së dhe kryetare e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, përcakton qartë se çfarë ndodh nëse Guvernatori apo Zëvendësguvernatorët shkarkohen nga detyra. Por vetë mazhoranca socialiste nuk e ka përfshirë në ndryshimet e reja të ligjit për Bankën e Shqipërisë mbrojtjen e posaçme procedurale, e cila...
Burimi:
javanews.al