“Gushti ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë”, Agjencia Europiane e Klimës: U barazua rekordi i 2023
Gushti i kaluar ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë, duke barazuar rekordin me korrikun e vitit 2023, njoftoi shërbimi klimatik i Bashkimit Evropian, Copernicus.Temperaturat mesatare ishin 1.65 gradë Celsius më të larta se niveli para-industrial, i cili përsëri tejkaloi kufirin kritik prej 1.5 gradë Celsius të vendosur nga aktorët ndërkombëtarë me qëllim shmangien e pasojave më të rënda të ngrohjes globale.Edhe pse një tejkalim i vetëm brenda një muaji nuk do të thotë një shkelje e përhershme e atij pragu, ekspertët paralajmërojnë se të dhënat tregojnë qartë një përshpejtim të trendit negativ.Rritja drastike e temperaturave është rezultat i një kombinimi të ndryshimeve klimatike afatgjata dhe ndikimit gjithnjë e më të fortë të fenomenit El Niño. Ky model natyror shkakton një ngrohje...
Burimi:
sarandanews.com