“Guardiola më donte te City, por zemra më dridhej nga ideja për ta lënë Juventusin”

“Guardiola më donte te City, por zemra më dridhej nga ideja për ta lënë Juventusin”

18 Shtator 2026 12:57 Alfred Lleshi Leonardo Bonucci ka rrëfyer disa nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij në një intervistë për “World Soccer Agency”. Në qendër ishte lidhja e veçantë me Juventusin: “Ideja për t’i lënë bardhezinjtë ma dridhte zemrën, por interesimi i Manchester City ishte shumë serioz. Kur të telefonon Guardiola, nuk është si të të telefonojë dikush tjetër. Fillon të lëkundesh. Në atë kohë ishte edhe Europiani dhe duhej të qëndroja i përqendruar, por edhe gjatë turneut patëm momente kur flisnim për këtë. Një ditë thosha sa e bukur ishte Premier League, ditën tjetër se ëndërroja Juventusin”. Në fund, Bonucci e refuzoi City: “Pas sëmundjes së Matteos (djalit të tij) dhe faktit që nuk ndihesha 100% gati të largohesha nga...