Gryka e Vanave në Kukës me maleve dhe ujit, bukuri e veçantë shqiptare
Gryka e Vanave në Kukës është kthyer në destinacion për vizitorët, falë peizazhit të saj të veçantë dhe natyrës së virgjër. Mes maleve, ujit dhe relievit të egër, kjo zonë ofron një panoramë mbresëlënëse dhe një përvojë të veçantë për turistët dhe të apasionuarit pas natyrës. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga kjo zonë, duke vlerësuar bukurinë natyrore të saj. “Gryka e Vanave në Kukës, mes maleve, ujit dhe natyrës së egër që i japin kësaj zone një bukuri të veçantë shqiptare”, shkruan Rama. Gryka e Vanave është një grykë e thellë mes malit të Koritnikut dhe malit të Gjallicës në Kukës, e krijuar nga gërryerja e shkëmbinjve nga lumi Lumë. Gryka është shumë e thepisur me shpate që ngrihen thikë mbi shtratin e lumit./atsh/KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com