Gryka e Gërrnetës!
Nga Arian Galdini Mokja, Filozofi me Helmetë, ia ndërroi emrin një koncepti tim. Unë e quaja Gryka e Ngushtë e Djajve. Ai e pagëzoi Gryka e Gërrnetës. Madje dyshoj se e ka emërtuar më saktë se unë, sepse emri im tregonte ngushtimin, ndërsa i tiji nxjerr në pah atë që topografia nuk ta tregon, çfarë mund të të kërkohet për të kaluar. Akuza ime nuk është se Shqipëria njeh korrupsion, klientelizëm, patronazh, nepotizëm, oligarki, taraf, fuksëri, përdorim politik, kapje financiare apo abuzim seksual. Të gjitha këto kanë historinë, teknikën dhe viktimat e tyre. Po flas për diçka më të gjerë se secila prej tyre dhe më të rrezikshme se shuma e tyre, kapjen e rrugës që e kthen vlerën e njeriut në mundësi. Njeriu mund...
Burimi:
ntv.al