Grupi i rock-ut alternativ i Ryan Gosling rikthehet pas 17 vitesh
Grupi i rock-ut alternativ “Dead Man’s Bones”, pjesë e të cilit është aktori Ryan Gosling, pritet të publikojë muzikë të re, 17 vjet pas albumit të vetëm që ka nxjerrë deri më sot, sipas “BuzzFeed” Muzika e re e grupit do të publikohet të martën, më 27 tetor, sipas një njoftimi të publikuar në “Instagram” nga bashkëshortja e Gosling, aktorja Eva Mendes. “Ai e mbajti premtimin që më kishte dhënë”, shkroi Mendes, 52 vjeçe. Grupi përbëhet nga Gosling, 45 vjeç, dhe muzikanti Zach Shields. Dyshja publikoi albumin e parë, me të njëjtin emër si grupi, në vitin 2009, në studion diskografike “Anti-Records”. Faqja e njohur e muzikës “Pitchfork” e përshkroi albumin si të frikshëm dhe misterioz. Në të dëgjohen dukshëm edhe zërat e një kori...
Burimi:
kultplus.com