Grupi i kokainës në Fier përfundon në Gjykatë, 2 milionë euro pasuri për t’u konfiskuar
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më datë 6 nëntor 2026, i ka paraqitur Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit pasuror nr. 5 të vitit 2025. Kërkesa për gjykim është paraqitur ndaj shtetasve Nikolin Gjolena dhe Klevent Gjolena, si dhe gjashtë personave të tjerë të lidhur me ta, në zbatim edhe të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar. Nga hetimet e kryera rezulton se Prokuroria e Posaçme ka regjistruar fillimisht procedimet penale nr.141/2022 dhe 141/1.1 të vitit 2026, në ngarkim të shtetasve Nikolin Gjolena dhe Klevent Gjolena, të dyshuar për kryerjen e...
Burimi:
kohajone.com