Grupet shqiptare dhe mafiet italiane: Antimafia vëren aleanca me ‘Ndrangheta-n, Cosa Nostra-n dhe Camorra-n
Komisioni Parlamentar Antimafia i Italisë ka miratuar më 3 nëntor 2026 një raport që ngre alarmin për fuqizimin e rrjeteve kriminale në veri të vendit dhe për marrëdhëniet gjithnjë e më të konsoliduara mes grupet shqiptare dhe mafiet italiane. Dokumenti, i titulluar “Relazione sulla ’ndrangheta nell’Italia settentrionale. Geografia del radicamento e nuove modalità operative”, u miratua nën drejtimin e Chiara Colosimo, kryetare e Komisionit. Ai përshkruan një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes organizatave kriminale. Sipas raportit, grupet shqiptare nuk shihen më vetëm si furnizues apo bashkëpunëtorë në trafikun e drogës. Ato po fitojnë rol në marrëveshjet dhe operacionet e përbashkëta kriminale. Kështu, ato shfaqen në struktura bashkëpunimi ku marrin pjesë edhe përfaqësues të ’Ndrangheta-s, Cosa Nostra-s dhe Camorra-s. Raporti bazohet në analizën e dokumentit...
Burimi:
kohajone.com