”Grijeni sallatën e urrejtjes”, Rama flet për buxhet historik: Për herë të parë mbi 10 miliardë euro

”Grijeni sallatën e urrejtjes”, Rama flet për buxhet historik: Për herë të parë mbi 10 miliardë euro

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për paketën fiskale 2027, duke iu përgjigjur kritikave për politikat ekonomike të qeverisë. Rama ironizon qëndrimin e opozitës, duke e cilësuar atë të bazuar në urrejtje dhe injorancë. Në reagimin e tij në X, Rama thekson se nesër qeveria do të shprehet përmes miratimit të buxhetit të ri, i cili kalon për herë të parë në histori pragun e 10 miliardë eurove. Kreu i qeverisë e cilëson buxhetin si një hap të rëndësishëm ekonomik dhe e përshkruan paketën shoqëruese si më ambiciozen për rishpërndarjen e rritjes ekonomike. ”Flisni flisni për masat e reja fiskale, grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes me dokumenta pune të dalë gjysma-gjysma, se nesër e ka radhën qeveria të thotë fjalën e saj me miratimin...