Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Qarkullimi hekurudhor në Kosovë do të ndërpritet këtë të hënë, më 9 nëntor, për shkak të grevës së paralajmëruar nga punëtorët e Infrakos (Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës), ndërmarrjes publike që menaxhon infrastrukturën hekurudhore të Kosovës, të cilët kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagave. Ndërmarrja Trainkos ka njoftuar se treni nr. 4201, që niset nga Prishtina në orën 07:50, do të përfundojë udhëtimin në Fushë-Kosovë, pasi Infrakos do të ndërpresë ofrimin e shërbimeve infrastrukturore në orën 08:00, raporton Kosova Press. Pas këtij orari, të gjitha linjat e tjera hekurudhore do të pezullohen deri në normalizimin e situatës. Trainkos u ka kërkuar mirëkuptim udhëtarëve, duke bërë të ditur se shërbimet do të rikthehen sapo të krijohen kushtet për rifillimin e qarkullimit. “Për...