Greta Garbo, ikona e kinemasë që u tërhoq në kulmin e famës

Greta Garbo, ikona e kinemasë që u tërhoq në kulmin e famës

18 September, 2026 - 13:01 Greta Garbo, një nga figurat më të njohura të kinemasë botërore, lindi më 18 shtator 1905 në Stockholm të Suedisë, me emrin Greta Lovisa Gustafsson. Ajo ndërroi jetë më 15 prill 1990 në New York. Garbo e nisi karrierën në kinematografi në vitin 1920, fillimisht në role të vogla. Brenda pak vitesh, ajo u shndërrua në një prej aktoreve evropiane që arritën sukses të madh në Hollywood. Gjatë karrierës së saj, Garbo interpretoi role të rëndësishme në filma si “Queen Christina”, “Anna Karenina”, “Grand Hotel” dhe “Camille”. Në vitin 1939, ajo fitoi një tjetër dimension të karrierës me filmin komedi-satirik “Ninotchka”, për të cilin mori një nominim për çmimin Oscar. Përveç roleve në ekran, jeta private e aktores tërhoqi vazhdimisht vëmendjen e publikut dhe të shtypit. Misteri që rrethonte jetën e saj personale i dha asaj edhe nofka si “sfinga suedeze” dhe “e huaja misterioze”. Pas filmit “Two-Faced Woman” në vitin 1941, Greta Garbo vendosi të largohej nga kinematografia dhe nuk u kthye më në ekran....