Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç nga 1 janari 2027

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç nga 1 janari 2027

Parlamenti i Greqisë miratoi sot ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga personat nën 15 vjeç, duke nisur nga 1 janari 2027. Masa synon të mbrojë fëmijët dhe adoleshentët nga përdorimi i tepruar i këtyre platformave. Ligji u miratua pas një debati të ashpër, me votat e shumicës qeverisëse të partisë së djathtë “Demokracia e Re”, të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis. Deputetët e partisë kryesore të opozitës, PASOK, nuk votuan as pro dhe as kundër, por shprehën rezerva për disa pika të ligjit. Ndërkohë, partitë e tjera të majta dhe nacionaliste votuan kundër tij. Ministri i Qeverisjes Digjitale dhe Inteligjencës Artificiale, Dimitris Papastergiou, tha se ligji është një masë e nevojshme për të luftuar varësinë e fëmijëve nga rrjetet sociale. Sipas tij, përdorimi i pakontrolluar...