Greqia merr masat dhe ndërhyn në tregun e çmimit të karburanteve, nafta ulet deri në 20 cent për litër!

Greqia merr masat dhe ndërhyn në tregun e çmimit të karburanteve, nafta ulet deri në 20 cent për litër!

Në Greqi, çmimi mesatar i benzinës pa plumb, 95 oktanë, ishte të martën rreth 2 euro e 21 cent për litër, ndërsa nafta rreth 2 euro e 23 cent. Në disa ishuj, çmimet janë edhe më të larta, duke shkuar deri në 2.45 euro për litër. Kështu, sipas Mitsotakis, nga 1 deri më 15 tetor, subvencioni shtetëror për naftën e automjeteve rritet nga 10 në 15 cent për litër. Me uljen shtesë që pritet të japin rafineritë, lehtësimi total mund të arrijë në 20 cent për litër. Për benzinën, deri tani nuk është parashikuar subvencion i drejtpërdrejtë nga shteti. Masat do të rishikohen çdo 15 ditë, pasi qeveria thotë se çmimet ndërkombëtare të naftës vazhdojnë të kenë luhatje të mëdha. Vëmendja është edhe te nafta...