Grenell për Hagën: Kosova nuk ka nevojë për një gjykatë në Holandë
I dërguari special i Presidentit të SHBA-së për misione të posaçme, Richard Grenell, ka komentuar vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan me një total prej 81 vitesh burgim. Në një intervistë për “Top Story”, Grenell tha se Kosova duhet t’i trajtojë vetë çështjet që lidhen me të ardhmen e saj dhe shprehu kundërshtimin ndaj rolit të një gjykate në Holandë në vendimmarrjen për Kosovën. “Kosova dhe gjykatat e Kosovës duhet të vendosin për të ardhmen e Kosovës dhe për çështjet që janë të rëndësishme. Nuk kemi nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, tha Grenell. Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi mënyrën se si janë marrë vendimet nga gjykatat ndërkombëtare,...
Burimi:
kohajone.com