Gratë në biznes, ende në pakicë: INSTAT dhe BSH nxjerrin në pah hendekun gjinor

Gratë në biznes, ende në pakicë: INSTAT dhe BSH nxjerrin në pah hendekun gjinor

Gratë vijojnë të kenë një peshë dukshëm më të ulët se burrat në pronësinë dhe drejtimin e bizneseve në Shqipëri. Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2025 vetëm 31.6% e ndërmarrjeve aktive në vend kishin pronare ose administratore gra. Hendeku është edhe më i theksuar në sektorët prodhues, ku vetëm 17.5% e ndërmarrjeve kishin në drejtim ose pronësi gra. Ndërsa në sektorin e shërbimeve, kjo shifër arrin në 33.9%. Në ndërmarrjet me 1 deri në 4 të punësuar, gratë përfaqësojnë 32.7% të pronareve ose administratoreve. Edhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë evidentojnë një diferencë të konsiderueshme. Nga 238,299 klientë të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, 76% janë burra dhe vetëm 24% gra. Në kategorinë “Pronar i Vetëm” janë rreth 68 mijë...