Granit Xhaka falsifikoi certifikatën e Covid-19, merret vendimi për kapitenin e Zvicrës

Granit Xhaka falsifikoi certifikatën e Covid-19, merret vendimi për kapitenin e Zvicrës

8 Tetor 2026 14:24 Alfred Lleshi Tashmë është dhënë vendimi. Kapiteni shqiptar i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka (34 vjeç), është dënuar me gjobë me kusht. Lajmin e bëri të ditur vetë 34-vjeçari përmes një postimi në Instagram. “Pasi dhashë dëshminë time të plotë në Prokurori, tashmë është marrë vendimi i Prokurorisë”, – shkruan kapiteni i Zvicrës në Instagram. Xhaka është dënuar me urdhër penal me 50 ditë-gjobë, nga 3000 franga zvicerane secila, me kusht. “Kjo do të thotë se dënimi nuk do të ekzekutohet, nëse gjatë kësaj periudhe nuk kryej asnjë shkelje tjetër. Shpenzimet e procedurës i kam paguar”, – sqaron Xhaka. Para ndeshjeve të fundit të kombëtares, Xhaka pranoi se gjatë pandemisë së COVID-19 kishte falsifikuar dy certifikata vaksinimi. Pranimi erdhi pasi gazeta “Blick” kishte...