Grabitet shtëpia e kardinalit Ernest Simoni në Firence, hajdutët shembin murin për tu futur brenda

Grabitet shtëpia e kardinalit Ernest Simoni në Firence, hajdutët shembin murin për tu futur brenda

Një grabitje spektakolare ka ndodhur në banesën e kardinalit shqiptar Ernest Simoni, në Firences. Sipas mediave italiane, grabitësit kishin shembur një pjesë të murit pranë derës së blinduar dhe më pas e kanë hapur atë me forcë. Ngjarja ka ndodhur në apartamentin që ndodhet në Piazza Duomo, në një banesë të Kurisë, ku 97-vjeçari jeton së bashku me nipin e tij, Tonin Simoni. Në momentin e grabitjes, askush nuk ndodhej në banesë. Kardinali Ernest Simoni ishte në Londër, ku ndodhej për një takim me Mbretin Charles III, ndërsa nipi i tij dhe bashkëshortja ishin larguar nga shtëpia rreth orës 13:00, por kur u kthyen, ata gjetën banesën të përmbysur. Autorët kishin kontrolluar të gjitha dhomat, duke hapur garderobat, valixhet, sirtarët dhe kasetat në kërkim të sendeve me vlerë....