Grabitet piceria në Zvicër, shqiptari ndërhyn dhe përpleshet me autorin: Ia mora thikën nga dora
Shqiptari Zelal Selimi ZVICËR- Një piceri në Villmergen u grabit të dielën në mbrëmje, ndërsa një shqiptar ndërhyri për të mbrojtur vajzën e tij, e cila ndodhej në punë në momentin e ngjarjes. Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje, kur një burrë i maskuar hyri në piceri dhe, nën kërcënimin e një thike, kërkoi paratë. Shqiptari Xelal Selimi, vajza e të cilit punon në piceri, ishte dëshmitar i incidentit dhe ndërhyri. Selimi po qëndronte jashtë restorantit, duke folur në celular, kur autori i krimit hyri në piceri. Brenda, vajza e tij ishte në punë dhe e përshëndeti autorin e krimit, i cili u soll si një klient normal. Kur erdhi radha e tij për t'u shërbyer, ai nxori një thikë....
Burimi:
zeri.ai