Gordon: Barcelona është klubi më i mirë në botë, mezi po pres golin e parë me këtë fanellë
Tetë paraqitje dhe tashmë pesë asiste: nuk iu desh shumë kohë Anthony Gordon për t’u përshtatur te Barcelona pas transferimit të tij veror nga Newcastle. Megjithatë, në një intervistë për revistën zyrtare të klubit, anglezi thekson se çfarë i mungon ende lojës së tij. “Më mundon goli. Nuk kam pasur ende shumë raste për të shënuar. Në fakt, kjo është diçka që ka ndodhur gjatë gjithë karrierës sime. Në çdo klub dhe në çdo fazë, më është dashur pak kohë para se të filloja të shënoja rregullisht. Por jam i bindur se do të shënoj shumë gola“, tha anglezi. Megjithatë, lidhja e menjëhershme me tifozët ishte një surprizë: “Këta tifozë kanë admiruar Messi, Luis Suárez, Ronaldinho dhe shumë nga lojtarët më të mirë në histori....
Burimi:
telesport.al