Gonxhja: Objektet e “Dhomës së Mullirit” në Ardenicë, tashmë në inventarin e trashëgimisë kulturore

Gonxhja: Objektet e “Dhomës së Mullirit” në Ardenicë, tashmë në inventarin e trashëgimisë kulturore

29 September, 2026 - 15:04 Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka regjistruar dhe kataloguar për herë të parë objektet e ruajtura në “Dhomën e Mullirit”, të Manastirit të Ardenicës. Tashmë këto objekte do të jenë pjesë e fondit të inventarit të trashëgimisë kulturore. Bëhet fjalë për kapitale, stele, gurë miliare dhe dëshmi të tjera nga periudha e territore të ndryshme, të cilat mbartin fragmente të historisë sonë. Specialistët e IKTK, përmes dokumentimit dhe studimit, vijojnë punën për t’i njohur, mbrojtur dhe përcjellë këto pasuri te brezat e ardhshëm. Manastiri i Ardenicës ndodhet në qendër të një vargu kodrinor që ndan fushën e Myzeqesë. Gonxhja përcolli pamje nga...