Gonxhja: I pavërtetë lajmi se Teatri i Kukullave do të ndryshojë funksion

Gonxhja: I pavërtetë lajmi se Teatri i Kukullave do të ndryshojë funksion

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja i konsideroi të pavërteta pretendimet që po qarkullojnë në disa medie për ndryshimin e funksionit të Teatrit të Kukullave, ndërsa konfirmoi se nuk do të ndryshojë destinacion dhe as nuk do të bëhet një qendër kulturore hebraike. “Pretendimet që po qarkullojnë në media dhe rrjete sociale, marrë shkas nga një dalje dhe aludim i gazetarit Blendi Fevziu, për ndryshimin e funksionit të godinës historike të Teatrit të Kukullave nuk qëndrojnë. Keqardhje që më duhet të përgënjeshtroj një mik e një gazetar që kishte çdo mundësi e akses të pyeste përpara se të nxitonte të lëshonte një hipotezë të tillë që nuk ia kishte borxh as Teatri i Kukullave, as ekipi i shkëlqyer që e animon...