Goditje e rëndë për Kombëtaren, Strakosha me frakturë në dorë! Do mungojë në 4 sfidat e Nations League
Thomas Strakosha do të mungojë në startin e aventurës së Shqipërisë në Nations League, ndërsa dëmtimi i portierit kuqezi rezulton më serioz nga sa u raportua fillimisht. Strakosha ka pësuar një frakturë në kyçin e dorës, dëmtim që kërkon rreth një muaj kohë për rikuperim. Portieri i AEK-ut u dëmtua më 5 shtator, në ndeshjen e kampionatit grek ndaj Arisit, të fituar 5-0 nga skuadra e tij. Strakosha luajti të gjithë takimin, pasi në momentin e dëmtimit nuk e kuptoi menjëherë se bëhej fjalë për një frakturë. Vetëm pas kontrolleve mjekësore të kryera pas ndeshjes u konfirmua se dëmtimi ishte një thyerje në kyçin e dorës. Pikërisht për këtë arsye, Strakosha mungoi në sfidën e Champions League ndaj LASK-ut më 8 shtator. Edhe pse trajneri...
Burimi:
javanews.al