Goditja e grupit të drogës në Sarandë, “Boraqi” i shpëtoi prangave për vite! Kush janë personat e tjerë me precedentë

Goditja e grupit të drogës në Sarandë, “Boraqi” i shpëtoi prangave për vite! Kush janë personat e tjerë me precedentë

Pas disa vitesh në radarët e Policisë, 49-vjeçari Altin Arapi, i njohur edhe si Altin Demiri dhe me pseudonimin “Boraqi”, është arrestuar si një prej personave të dyshuar për shpërndarjen e kokainës në Sarandë. Në operacionin “Vjeshta” nuk rezultojnë të jenë arrestuar persona që konsiderohen bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë të Arapit. Megjithatë, burime bëjnë me dije se emri i tij është evidentuar prej vitesh në kuadër të hetimeve, së bashku me persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin e shpërndarjes së narkotikëve. Sipas burimeve, ndjekja e Arapit ka qenë e vështirë për strukturat e Policisë. Në disa raste, dyshohej se ai arrinte të merrte informacion për veprimet policore dhe të shmangte kontrollet apo operacionet e planifikuara ndaj tij. Një prej rasteve të konsideruara të pasuksesshme është...