Goditja e grupeve që shisnin drogë në shkollat e Tiranës, ministri: Policia do të jetë në çdo cep për sigurinë e fëmijëve

Goditja e grupeve që shisnin drogë në shkollat e Tiranës, ministri: Policia do të jetë në çdo cep për sigurinë e fëmijëve

Ministri i Brendshëm Ervin Demo, ka reaguar pas operacionit të fundit të Policisë së Shtetit, që goditi disa grupe që shisnin drogë në shkollat e Tiranës. “Shkollat e pastra”, një operacion i suksesshëm, falë bashkëpunimit me Prokurorinë, hetimit profesional dhe përdorimit të metodave speciale. Goditja e shpërndarjes së drogës, veçanërisht pranë shkollave, është prioritet i Policisë së Shtetit në Tiranë dhe në çdo cep të Shqipërisë”, shkroi ministri Demo në rrjetet sociale. Ai theksoi se goditja e shpërndarjes së drogës, veçanërisht pranë shkollave, mbetet një prioritet i Policisë së Shtetit në Tiranë dhe në të gjithë vendin. “Në çdo shkollë, në çdo qytet, në çdo cep të Shqipërisë, Policia e Shtetit do të jetë aty për të garantuar sigurinë e fëmijëve tanë”, u shpreh ministri i...