Goditja e grupeve që shisnin drogë/ Demo: Prioritet siguria e fëmijëve tanë

Goditja e grupeve që shisnin drogë/ Demo: Prioritet siguria e fëmijëve tanë

Operacioni “Shkollat e pastra” ka çuar në ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest në burg” për 31 shtetas, ndërsa 14 të tjerë janë shpallur në kërkim. Operacioni ka në fokus goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në afërsi të institucioneve arsimore. Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka vlerësuar operacionin e fundit të Policisë së Shtetit, duke theksuar bashkëpunimin me Prokurorinë, hetimin profesional dhe përdorimin e metodave speciale të hetimit. “Shkollat e pastra”, një operacion i suksesshëm, falë bashkëpunimit me Prokurorinë, hetimit profesional dhe përdorimit të metodave speciale”, shkroi Demo në rrjetet sociale. Ministri theksoi se goditja e shpërndarjes së drogës, veçanërisht pranë shkollave, mbetet një prioritet i Policisë së Shtetit në Tiranë dhe në të gjithë vendin. “Në çdo shkollë, në çdo...