Goditet Vllaznia, Xhaferi e Martini larg skuadrës…

Goditet Vllaznia, Xhaferi e Martini larg skuadrës…

Vetëm java e dytë dhe Disipilina ka nisur me masa drastike. Situata e krijuar në Elbasan në AF Elbasani-Vllaznia ndërsa u godit një zyrtar i ndeshjes ka kaluar në lupë. Mësohet se presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi është pezulluar me 15 ndeshje pas grushtit ndaj asistentit Ergys Spahiu. Edhe trajneri Edi Martini mori një dënim prej 6 ndeshjesh. Sakaq AF Elbasani gjobitet me 1 milion lekë për organizim jo të mirë ndaj Vllaznisë. Post navigation