Goditet rrjeti kriminal i Dark Web në 14 shtete, 354 të arrestuar, mbi 5.7 tonë drogë dhe 210 milionë euro të sekuestruara

Goditet rrjeti kriminal i Dark Web në 14 shtete, 354 të arrestuar, mbi 5.7 tonë drogë dhe 210 milionë euro të sekuestruara

Një operacion i koordinuar ndërkombëtar kundër rrjeteve kriminale që vepronin në Dark Web ka përfunduar me 354 të arrestuar në 14 vende të botës. Gjatë aksionit u sekuestruan mbi 5.7 tonë lëndë narkotike, 209 armë zjarri, si dhe para cash dhe kriptomonedha me vlerë mbi 210 milionë euro. Operacioni, i koduar “TorNado”, u drejtua nga Europol në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese të 14 shteteve dhe u zhvillua nga maji i vitit 2025 deri në tetor 2026. Në kuadër të tij u kryen qindra kontrolle në banesa, me qëllim identifikimin dhe goditjen e shitësve dhe blerësve të mallrave të paligjshme në platformat e fshehta online. Hetimet u përqendruan te përdoruesit e pesë prej tregjeve kryesore të Dark Web-it, të cilat ishin mbyllur më herët nga autoritetet:...