Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave, 4 në pranga dhe një në kërkim në Fier

Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave, 4 në pranga dhe një në kërkim në Fier

Katër persona janë arrestuar në Fier, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, në kuadër të një operacioni policor kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore. Gjatë aksionit, të koduar “Clean School”, policia sekuestroi 2.9 kilogramë kanabis, dy peshore elektronike dhe katër telefona celularë. Operacioni u finalizua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier. Sipas policisë, aksioni erdhi pas një hetimi disa mujor, gjatë të cilit u përdorën edhe metoda speciale hetimi për dokumentimin e veprimtarisë së grupit, i cili dyshohet se shpërndante drogë pranë shkollave në qarkun e Fierit. Gjatë operacionit u ekzekutuan...