Goditet ‘Call Center’ te Rruga e Kavajës, 4 në pranga, në kërkim pronari Taulant Beleraj

Goditet ‘Call Center’ te Rruga e Kavajës, 4 në pranga, në kërkim pronari Taulant Beleraj

pamje nga operacioni policor TIRANË-Një Call Center mashtrues është goditur në rrugën e Kavajës, Tiranë në një operacion të ndërmarrë nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Efektivët e policisë kanë hyrë në ambientet e Call Center-it në Rrugën e Kavajës ku kanë kapur në flagrancë 4 punonjës: Emirjon Xhafa, 40 vjeç, Genci Ndoni, 42 vjeç, Ekzon Dervishi, 32 vjeç dhe Eroll Hyslihaka, 31 vjeç. Ndërkohë në kërkim është shpallur pronari Taulant Beleraj, 45 vjeç, ndërsa një 23-vjeçare është nën hetim në gjendje të lirë.  Përmes platformës online, ata mashtronin qytetarë të vendeve të Bashkimit Europianë për t’u...