Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga/ Mashtronin qytetarë të BE-së përmes platformave online

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga/ Mashtronin qytetarë të BE-së përmes platformave online

Një tjetër rast i dyshuar mashtrimi përmes platformave online është goditur nga Policia e Tiranës. Operacioni i koduar “INVESTING” u zhvillua në një ambient në Rrugën e Kavajës, i përshtatur me poste pune, ku dyshohet se ushtrohej aktiviteti i paligjshëm. Gjatë ndërhyrjes, policia ka kapur në flagrancë katër persona, të cilët dyshohet se mashtronin qytetarë të vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian për t’u marrë para përmes platformave online. Në pranga kanë rënë Emirjon Xhafa, 40 vjeç, Genci Ndoni, 42 vjeç, Ekzon Dervishi, 32 vjeç dhe Eroll Hyslihaka, 31 vjeç. Ndërkohë, Taulant Beleraj, 45 vjeç, pronari i ambientit ku zhvillohej aktiviteti, është shpallur në kërkim. Sipas policisë, ai dyshohet se e administronte ambientin në bashkëpunim me personat e arrestuar, me qëllim zhvillimin e kësaj veprimtarie....