Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)
Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, të cilët përmes platformave online mashtronin qytetarë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Në kuadër të operacionit “Investing” u shpall në kërkim edhe pronari i ambientit ku zhvillohej aktiviteti, shtetasi Taulant Beleraj. Sipas Policisë, ndërhyrja u krye në një ambient në rrugën e Kavajës, i përshtatur me poste pune. Aty u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit Emirjon Xhafa, Genci Ndoni, Ekzon Dervishi dhe Eroll Hyslihaka, si dhe shtetasja E. A., të cilët dyshohet se mashtronin qytetarët evropianë. Kjo e fundit u procedua ne gjendje te lire. Njoftimi i policise Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “INVESTING”. Goditet një tjetër rast mashtrimi nëpërmjet platformave online. Vihen në pranga 4 shtetas, shpallet në kërkim pronari i ambientit dhe procedohet...
Burimi:
gijotina.com