Goditen disa grupe që shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona

Goditen disa grupe që shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona

Pas katër muajsh hetime, Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ka finalizuar operacionin e koduar “Shkolla të Pastra”, duke goditur disa grupe që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit. Në kuadër të operacionit janë identifikuar 52 shtetas, të cilët, të veçuar ose në grupe, merreshin me shitjen e drogave të llojeve të ndryshme. Për 31 prej tyre janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa 14 të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjatë fazës hetimore, policia ka arrestuar edhe 7 shtetas të tjerë, duke e çuar në një numër të konsiderueshëm personash të përfshirë në hetim. Nga hetimet është dokumentuar se droga shpërndahej pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, ndërsa në disa raste...