Goditen 3 raste të prostitucionit në Tiranë, në pranga 4 persona

Goditen 3 raste të prostitucionit në Tiranë, në pranga 4 persona

Tre raste të prostitucionit të cilat reklamoheshin edhe në rrjetet sociale është goditur në Tiranë. Policia bën me dije se janë vënë në pranga një shqiptar dhe 3 gra të huaja. Ata dyshohet se kishin përshtatur apartamente të marra me qira ditore, për ushtrim të prostitucionit, në rrugët “Xhoxhi Martini”, “Milan Shuflaj” dhe “Him Kolli”. Gjithashtu u procedua penalisht një person i cili ishte përfitues nga kjo veprimtari e kundërligjshme. “Tiranë/Finalizohet faza e dytë e operacionit të koduar “Last post”. Goditen 3 raste të tjera të reklamimit në rrjete sociale, të prostitucionit të ushtruar në apartamente me qira ditore, në kryeqytet. Arrestohen 3 shtetase vietnameze dhe braziliane, për ushtrim të prostitucionit. Në pranga dhe 1 shtetas shqiptar që shfrytëzonte për këtë veprimtari, njërën prej shtetaseve...