Glen Daja përmbys dhe fiton kundër Partizanit, Laçi dhe Skëndërbeu ndajnë pikët
Elbasani ka marrë një fitore spektakolare 2-1 ndaj Partizanit, duke përmbysur gjithçka në minutat e fundit të ndeshjes së vlefshme për javën e tetë të “Abissnet Superiore”. Skuadra e drejtuar nga Glen Daja ka triumfuar në një përballje dramatike, ndërsa të kuqtë e Mislav Karoglanit largohen me duart bosh. Partizani e nisi më mirë takimin dhe kaloi në avantazh në minutën e 17-të. Jovicic u tregua i saktë me kokë, pas një krosimi nga goditja e këndit, duke kaluar miqtë në epërsi. Sulmuesi shënoi edhe një herë në minutën e 31-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.Pjesa e parë u mbyll 0-1, ndërsa Elbasani u përpoq të gjente rrugën drejt barazimit pas pushimit. Kur dukej se Partizani do të merrte tri pikët, vendasit...
Burimi:
sportekspres.com